Së fundmi bëhet me dije vendimi i Gjykatës ë Tiranës për të dyshuarit për mashtrim me FOREX.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre persona të cilat nga raportimet mësohet të jenë, administratori Doris Telhallarin dhe operatorët Eldjon Lleshi e Ergi Ali, ndërsa është ende në kërkim pronari Ardit Topalli.
Call Center ndodhej në zonën e ish-Parkut, në rrugën rrugën ‘Frosina Plaku’.
Ato përdonin niptin e një kompanie ‘Dag it Solution’ me status pasiv në QKB. Nga sa bëhet e ditur 2 operatorët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Punonjësit mashtronin shtetas të huaj gjermanë, francezë e spanjollë. Pagesa merrej në bitcoin në Shqipëri, teksa si provë i janë gjetur listat e bankave offshore ku bëheshin transfertat. Pronari i kompanisë është arratisur”, mirëpo ai është i implikuar në këtë skemë mashtrimi për shkak se janë gjetur mesazhe teksa ai instrukton punonjësit për procedurën.
Tiranë/ Mashtronin shtetasit e huaj nëpërmjet ‘Call Center-it’, Gjykata lë në burg 3 persona
Leave a comment