Tiranë/ Merr flakë linja e tensionit të mesëm, evakuohen nxënësit

Linja e tensionit pranë shkollës 9-vjeçare ‘Ahmet Gashi’ në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Laprakës.

Nxënësit e shkollës janë alarmuar nga flakët e zjarrit të cilat kanë intensitet të lartë. Mësohet se nxënësit dhe mësuesit janë duke u evakuuar nga ambientet e shkollës për shkaqe sigurie.

Dyshohet se shkak i nisjes së zjarrit mund të jetë bërë këputja e telit të korentetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprakMë datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *