Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët në Tiranë.
Mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.