Amarildo Shabani 33- vjeç u arrestua sot nga policia në Tiranë pasi ka marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i punës dhe më pas e dhunoi atë në një lokal. Mësohet se vajza ishte në urdhër mbrojtje dhe punonte në një farmaci që ndodhet në rrugën “Qazim Vathi”. Ajo është marrë sot me forcë nga bashkëshorti i saj Amarildo Shabani teksa i kërkonte që të ktheheshin bashkë dhe s’do të ishte më xheloz. Sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte pasi ishte xheloz aq sa nuk e lejonte atë të shkonte në punë.
Policia njoftoi se gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Amarildo Shabani e ka dërguar atë në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Shabani pritet të përballet me tre vepra penale referuar rastit: Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”./Dosja.al