Tiranë/ Mjeti përplas 8-vjeçarin te “Komuna e Parisit”

Duket se aksidentet nuk kanë fund gjatë ditës së sotme. Një 36-vjeçare me inicialet S. P.,  ka aksidentuar një fëmijë 8-vjeçar në rrethrrotullimin e “Komunës së Parisit”. I mituri është transportuar për në spital, aty ku po merr ndihmën mjekësore.

Bluzat e bardha thonë se djali me inicialet E.Dh., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës së Parisit”, mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *