Situata e keqe e motit ka sjellë probleme në shumë zona të vendit ku një nga shqetësimet më të mëdha ka qenë edhe ndërprerja e energjisë elektrike.
Në shumë zona rurale të vendit, energji ka munguar dhe mungon me orare të zgjatura, por OSHEE pretendon se këto nuk janë kufizime, por defekte të linjave.
Por sot si pasojë e motit tejet të keq dhe me reshje të shumta, ka shkaktuar ndërprerje energjie edhe në shumë zona të kryeqytetit, ku në të paktën 14 zona ka pasur shkëputje.
Njoftimi i plotë i OSHEE:
“Njoftim për abonentët Tiranë. Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive, në rrjetin e shpërndarjes në Tiranë janë shfaqur problematika ku konkretisht ka mbetur pa energji NST Qafë Mollë, si dhe është stakuar çelësi 20 kV i
transformatorit në NST Selitë. Aktualisht pa energji janë zonat: rruga “Tish Daia”, zona pranë Kopshtit Botanik, “Kodra e Diellit”, rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”, rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Dëshmorët” pranë KMY-së, biznese private brenda territorit të Ish-kombinatit “Misto Mame”, lagjet periferike Shkallë, Shupal, Shën Gjergj, Zallbastar, Shënmëri. Brigadat e avarisë së OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të avarive dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”.
/Priza.al/