Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme pranë rrugës ‘Sulejman Delvina’, në Tiranë.
Shtetasi me iniciale A. M., 62- vjeç është gjetur pa shenja jete. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, në rrugën “Sulejman Delvina”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.