Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33 vjeçar të akuzuar për dhunë fizike në familje.
Sipas uniformave blu, i riu akuzohet se ka dhunuar fizikisht babain e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin:
– E. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj babait të tij;” thuhet në njoftimin e policisë.