Tiranë/ Nga kokaina te dhuna në familje, arrestohen 5 shtetas

Blutë e Tiranës kanë arrestuar 5 shtetas të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy 22-vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë pasi iu gjet sasi lënde narkotike tip kokainë në automjet dhe banesë.

Sakaq, shtetasi me inicialet B. M., 35 vjeç, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– E. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

– F. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. M., 35 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *