Tiranë/ Një grua vetëhidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të ditës në kryeqytet, ku një grua rreth 50-vjeçe është hedhur nga pallati ku ajo jetonte. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se shtetasja me inicialet H.F, ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e pallatit në rrugën “Xhon Belushi”. Ajo aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

“Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *