Një person ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 16 vjeçare. Shtetasi me iniciale P.A., 37 vjeç, banues në Itali akuzohet “Përndjekja”.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. A., 37 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase 16 vjeçe.”