Tiranë/ Përplasen dy makina, njëra përmbyset në trotuar

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Tiranës së re, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Njëra prej mjeteve ka përfunduar e përmbysur mbi trotuar. Duke qenë ditë e diel dhe pak lëvizje në trotuar, janë shmangur dhe pasojat e rënda që mund të kishte ky aksident.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *