Tiranë/ Plagosi me thikë 2 vëllezërit, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Një person ka plagosur me thikë dy vëllezër në një konflikt të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan ndërsa mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *