Tiranë/ Plagosi me thikë 3 persona, si ra në pranga 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili gjatë një konflikti ka plagosur me thikë një 42-vjeçar dhe ka lënduar dy të tjerë.

Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua shtetasin me inicialet F. L., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin me inicialet H. T., 42 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L.”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 31 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L.”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *