Një tjetër ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë.
Teksa në Kombinat një person u plagos, një ngjarje e rëndë u regjistrua në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet, pasi një polic ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.Burime për median bëjnë me dije se krimi ka ndodhu në ambientet e komisariatit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.