Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë gjatë kontrolleve të kryera për parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
Policia e Tiranës bën me dije se u proceduan shtetasit E. K., 20 vjeç, dhe R. M., 36 vjeç.
Sakaq shkon në 20 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.