Tiranë/ Punëtori bie nga lartësia e pallatit, pëson dëmtime serioze! Shoqërohen përfaqësuesi i kompanisë dhe 2 kolegë

Tiranë

Një tjetër ngjarje që lidhet me sigurinë në punë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”. Në një pallat në ndërtim punëtori Ramazan Dika 50 vjeç ka rënë nga lartësia në gropën e një pallati në ndërtim.
Mësohet se nga rënia ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa ka probleme të mëdha me shtyllën kurrizore. Policia ka pezulluar punimet në kantier, ndërsa ka shoqëruar për sqarim të situatës tre persona, dy punëtorë dhe një përfaqësues i kompanisë.

Ai është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes po vijon.

“Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *