Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe kunatës së tij.
Uniformat blu raportojnë se i arrestuari është një 45-vjeçar me iniciale, A.K.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe kunatës së tij.