Tiranë/ Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së deklaratë të përbashkët me Xhaçkën

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid ndodhet në Tiranë. Ajo do të zhvillojë takime me zyrtarë të nivelit të lartë, parlamentarë, staf të OSBE-së dhe aktorë të tjerë në vend.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së ka takuar ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ku edhe kanë zhvilluar një deklaratë të përbashkët për mediat.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se ka siguruar sekretaren e Përgjithshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

“Shqipëria ka ruajtur rol të rëndësishëm në KS për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë. Ne jemi anëtarë të rinj të grupit të miqve për llogari dhënie si një instrument i rëndësishëm. E sigurova sekretaren e Përgjithshme do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për sigurinë, paqen dhe stabilitetit dhe reformave në rajonin tonë Ballkanin Perëndimor.

Vetëm pak ditë nga sot do të vizitoj Bujar Osmanin në Shkup dhe një ndër temat e diskutimit është sesi do e përdorim mandatin tonë në KS dhe Presidencën e Maqedonisë së Veriut për të shkëmbyer bashkëpunimet mes dy vendeve. Këto janë prioritete të Shqipërisë. Misioni i OSBE vazhdon të jetë një partner dhe vazhdon të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, ne gjithsesi vazhdojmë ta mbështesim në reformimin dhe demokratizmin e vendit” – tha Xhaçka.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *