Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shitje kanabisi në zona të ndryshme të Kamzës.
Në kuadër të operacionit “Combination” u arrestuan Kledi Avdiaj 23 vjeç, Luan Çupi 59 vjeç dhe Marjan Nikolli 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit 23-vjeçarin dhe 59-vjeçarin, të cilëve, gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur sasi kanabisi.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi Marjan Nikolli dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.
Gjatë kontrollit në banesën e Nikollit, shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.