Policia bën me dije se dy persona të moshës 18-vjeç kanë qëlluar me thikë 20-vjeçarin me iniciale A.T.
Ky i fundit është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Aktualisht grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve ndërkohë që pritet përfundimi i hetimit për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.