Tiranë/ Dy persona janë arrestuar pasi shfrytëzonin një 27-vjeçare për prostitucion.
Në pranga kanë rënë 26-vjeçari Vilson Gjata, ndërsa e reja që shfrytëzonte për prostitucion ishte bashkëshortja e tij, në pranga ka përfunduar edhe 70-vjeçari Petrit Osmanllari. Ky i fundit gjente klientë e po ashtu vinte në dispozicion banesën e tij për ushtrimin e prostitucionit.
I riu dhe i moshuari ushtronin dhunë fizike ndaj 27-vjeçares dhe më pas e detyronin të prostituonte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/