Tiranë/ Shoferi përplaset me murin, lëndohet një fëmijë

Policia njofton se një shofer ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar i cili ka qenë pasagjer, ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2022, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *