Tiranë/ “Të pabindur”, policia vendos 88 mijë gjoba për shoferët vetëm në 4 muaj

Përdorimi i telefonit në timon dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe semaforit janë ndër shkeljet më të shpeshta që kryejnë shoferët në Tiranë.

Referuar të dhënave të Policisë Rrugore në Tiranë, rezulton se prej fillimi i vitit e deri më tani janë vendosur në total 88 523 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Numrin më të lartë e mbajnë masat administrative për mos respektim të sinjalistikës së semaforit. Ndërkohë, vetëm për këtë shkelje nga Janari deri në Prill, në kryeqytet janë vendosur 17 398 gjoba.

13 151 gjoba të tjera janë vendosur ndaj shoferëve që përdorin celularin në timon.

7 714 drejtues mjetesh janë gjobitur për mos vendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 246 gjoba janë vendosur për mjetet që lëvizin me xhama të zinj.

Masa të tjera administrative janë vendosur edhe për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në gjendje të dehur apo për ata shoferë që kryejnë në rrugë parakalime të gabuara e lëvizin tej normave të lejuara.

17398 gjoba për mos respektim të sinjalistikës dhe semafori;

13151 gjoba për përdorim të celularit në timon;

7714 gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurimit;

2246 gjoba për mjetet me xhama të zinj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *