Tiranë- Mbrëmjen e kaluar në zonën e Yzberishtit i është vendos një sasi tritoli derës së një servisi celularësh. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Thoma Goxhaj’ dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar.
Servisi i celularëve të cilit iu vendos lënda plasëse rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me inicialet E.D, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/