Tiranë/ U kap në makinë me 101 steka cigare kontrabandë, arrestohet 62-vjeçari

Një 62- vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi është kapur duke transportuar 101 steka cigare të kontrabanduara. Policia njofton se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale Z. M., i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale. Stekat me cigare janë gjetur në automjetin me të cilin po udhëtonte.

Njoftimi  i Policisë:

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik e Financiare, një rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara

Transportonte 101 steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:- Z. M., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi Z. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 101 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *