Tiranë/ U përplas me betonin, betonierja ngec poshtë urës

Një betoniere është përplasur me betonin gjatë orëve të mbrëmjes, ku për pasojë ka ngecur poshtë urës tek ‘Kodra e Diellit’.

Burime për median bëjnë me dije nga ky incident është krijuar një trafik i rënduar, ku më pas është kërkuar ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë nuk mund të lëvizë, pasi ka ngecur mes betonit si pasojë e forcës së përplasjes.

Dyshohet se shkak për këtë të fundit të ketë qenë pakujdesia e shoferit, i cili nuk ka parë se sa është lartësia e urës në këtë vend duke shkaktuar edhe ngecjen brenda urës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *