Një ngjarje e rende është regjistruar sot ne Tiranë, ku një vajzë e re ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta” në kryeqytet. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se ka dyshime që vajza të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet I.K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Një grupi hetimor i policisë ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/