Një i ri ka arritur të vjedhë dy telefona në një dyqan celularësh rreth orës 20:00 në qendër të Tiranës. I riu është futur në dyqan dhe ka arritur të shpërqendrojë shitësen dhe ka marrë dy telefonat.
Më pas i riu është larguar me vrap në drejtim të “Rrugës së Elbasanit”.
Drejtuesit e biznesit bëjnë apel për këdo që njeh të riun të kontaktojë dhe nëse nuk reflekton deri në mëngjes do të regjistrojnë kallëzimin.