Tiranë/ Vodhën 7 monopatina; arrestohet i riu, procedohet bashkëpunëtori

Një shtetas 20-vjeçar me inicialet E.G. është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet se ka vjedhur 7 monopatina për 2 muaj. I riu ka vepruar në bashkëpunim me një 16-vjeçar. Ky i fundit është proceduar penalisht. Dy nga monopatinat e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Stop”, për zbardhjen e 7 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave. Arrestohet autori i dyshuar i këtyre 7 rasteve, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.Sekuestrohen 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *