Tiranë/ Vrasja në ‘Don Bsoko’ filloi pas sherrit mes dy grupesh te rinjsh. Policia fillon ndjekjen e autorëve

Pamjet që shihni janë të shkëputura nga lokali në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku pak minuta më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Sipas burimeve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy grupesh të rinjsh, ndërsa detaje të tjera ende nuk dihet.

Policia ndërkohë ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po këqyr ato, për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e kryeqytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksin “Fiori Di Bosko”, në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet. Mësohet se ka pasur një konflikt mes dy grupesh të rinjsh  të cilët pas përdorimit të armëve, ngjarja mori përmasa tragjike.

Mësohet gjithashtu se viktima ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një prej të plagosurve, është rëndë në spitalin e Traumës.

Në lokal, mësohet se ka pasur edhe persona të tjerë që janë tmerruar nga ngjarja. Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat lidhëse të Durrësit dhe Krujës, si dhe ka nisur në vendngjarje të marrë në pyteje dëshmitarët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *