Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një foshnjë humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit.
Lidhur me ngjarjen, policia bën me dije se ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases me iniciale J. L.
Njoftimi i policisë:
Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L. Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.