Tiranë/ Kërcënon infermieren me armë në spital, në shtëpi i gjenden 2 pistoleta

Një infermiere në Tiranë është kërcënuar me armë nga një 38 vjeçar që vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni).

Qytetari e ka kanosur infermieren në ambientet e spitalit, me anë të një pistolete zhurmuese. Gjatë kontrollit të shtëpisë, atij iu gjetën 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak).

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit. Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë”, thotë policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *