Franck Kessie do të largohet nga skuadra Milanit pas 5 vitesh. Mesfushori e ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën me klubin kuqezi, duke e mbyllur mjaft mirë me një tittull kampion të fituar.
Nuk dihet ende destinacioni i radhës për 25-vjeçarin, por ka shumë mundësi që të transferohet tek Barcelona. Kessie ka qenë një lojtar kyç për ekipin në këto vite ku ka qenë titular i padiskutueshëm.
“Gjithçka më duket e pabesueshme. Këto që po përjetoj në ditët e fundit janë vërtet ndjesi të forta. Ishin pesë vite shumë të rëndësishme gjatë të cilave mund të thuhet se isha martuar me një projekt. Jam shumë i lumtur për qytetin e Milanit, për klubin, për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe për vete. Dua t’i falënderoj të gjithë së bashku me familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë.
I fundit ishte muaji im i fundit i kontratës me Milanin, por në këto pesë vjet ne kemi arritur të kthehemi në Champions dhe të fitojmë titullin” – Tha ai.