Barazimi i Vllaznisë në shtëpi ndaj Laçit ka sjellë reagime te tifozeria vendase, të cilët nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë.
Tensioni ka vazhduar edhe jashtë stadiumit, ku tifozeria shkodrane ka dëmtuar makinën e delegatit të FSHF-së, Alban Tafaj.
Në një prononcim pas ndeshjes, Tafaj ka akuzuar organizatorët e ndeshjes, duke qenë se janë treguar inekzistentë në stadium.
“Mezi po nxjerrim arbitrat. U drejtuam drejt parkimit përballë që është privat dhe ishte ekipi i Laçit. Gjej makinën me xhama të thyer, me dyer të dëmtuara. Është incident që më la shije të hidhur sepse Vllaznia ka dhënë shumë për futbollin tonë dhe diçka e tillë e shëmton këtë qytet. Ndihem keq jo se u prish prona private, por po njolloset emri i Vllaznisë nga disa tifozë dhe organizatorët e ndeshjes që ishin inekzistentë të paktën për të bashkëpunuar me ne.