Dita e heshtjes zgjedhore sot është shoqëruar me incidente të shumta. Një i tillë ka ndodhur dhe në qytetin e Laçit, ku gjatë natës është gjetur e hapur dritarja e një objekti të KZAZ-je.
Ky konstatim është bërë nga përfaqësues të KZAZ-së, të cilët kanë lajmëruar policonë dhe KQZ-në. Policia ka nisur verifikimet nëse ka hyrë ndonjë person brenda, ndërsa pritet që në vendngjarje të mbërrijnë edhe ekspertët e KQZ-së. Ata do të verifikojnë nëse ka pasur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore.
Sipas kryetarit të ZAZ Kurbin Islam Ismaili, një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë tek pravazi i saj, ndërsa baza materiale rezulton të jetë e paprekur. Ndërkohë që ende nuk ka nisur shpërndarja e tyre në qendrat e votimit.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Ndërkaq, në KZAZ-të 12 dhe 13 në Lezhë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për në qendrat e votimit.