Tjetër ‘masakër’ në SHBA/ Tre persona futen në koncert dhe qëllojnë në drejtim të turmës. Dy persona humbin jetën, dhjetëra plagosen

Rastet e psikopatisë dhe manjakërisë shoqëruar me përdorim të armëve drejt personave të pafajshëm, në SHBA duket se po kthehen në një trend “horrori urban”.

Një ngjarje tronditëse është shënuar sot në Florida të SHBA-ve, duke u prishur qetësinë e kësaj të diele shumë qytetarëve amerikanë. Sipas raportimeve të para nga mediat, të paktën dy persona janë shpallur të vdekur e 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me armë në një koncert.

Sipas raportimeve të para, një makinë e bardhë tip “Nissan”, është shfaqur në zonë, ndërsa tre persona dolën prej saj dhe hapën zjarr mbi turmën e mbledhur.

Detajet janë të pakta deri në këto momente dhe nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e autorëve dhe shkaqet që i shtynë për të kryer këtë ‘masakër’, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *