Tjetër shkarkim tek Bayern? Oliver Khan, “është thjesht çështje kohe…”

Pozicioni i Kahn si CEO i Bayern Munichut thuhet se është ‘çështje kohe’ pasi presioni rritet mbi udhëheqjen e klubit pas largimit të gjigantëve gjermanë nga Liga e Kampionëve.

Bayern pësoi një humbje 4-1 ndaj Manchester Cityt në total në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë të së mërkurës.

Humbja erdhi pavarësisht se Bayern mori vendimin tronditës për të shkarkuar Julian Nagelsmann muajin e kaluar, me shpresën se emërimi i Thomas Tuchel do të rriste perspektivat e tyre në kompeticion.

Eliminimi nga Champions League pason edhe daljen e Bayernit nga Kupa e Gjermanisë, pasi pësoi humbjen 2-1 ndaj Freiburg në fillim të këtij muaji.

Tifozët ia kanë kthyer fajin drejtuesve të Bayernit, me një banderolë të mbajtur përpara ndeshjes me Cityn ku thuhej “Golat mund të humbasin – jo vlerat e klubit”. ‘

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *