Kryeqyteti i Serbisë u tronditë një ditë më parë nga një masakër që ndodhi në një shkollë, ku humbën jetën 8 nxënës dhe një roje sigurie si pasojë e një sulmi me armë të një të mituri , e pa kaluar akoma 24 orë nga masakra e djeshme një ngjarje tjetër është raportuar nga autoritetet Serbe.
Beogradi është tronditur sërish nga sulmi i një tjetër të miture, në një shkollë në kryeqytet.
Mesditën e sotme një 16-vjeçare ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në shkollën private “Ruđer Bošković” në Beograd.Ajo është futur në ambientet e shkollës me një thikë kuzhine në duar dhe ka sulmuar një nxënës dhe mësuesen.Mesuesja dhe nxënësja nuk kanë kanë pësuar plagë të rënda dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas sulmit adoleshentja është neutralizuar dhe është arrestuar nga policia.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme një 14-vjeçari i identifikuar si Kosta Keçmanovic ka ekzekutuar me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore “Vladislav Ribnikar”, ku gjithçka ka nisur nga mllefi me mësuesen e historisë dhe nxënësit e klasës.
Nga sulmi ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Dukej se të gjithë aktin, i mituri e kishte menduar më herët. Ka qenë vetë Kosta ai që ka marrë pas aktit policinë dhe u ka thënë se çfarë ka bërë.