Tjetër sulm nga Irani, Rama: Të njëjtët agresorë sulmuan sistemin TIMS

Shqipëria është goditur edhe një herë nga sulmet kibernetike të Iranit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bëri me dije se mosfunksionimi i sistemit në pikën kufitare të Kapshticës është një tjetër sulm kibernetik që bëhet nga Irani.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *