Tjetër tërmet godet shtetin tonë fqinj, ja sa ishte magnituda dhe vendi ku ka rënë  

Nuk kanë të pushuar lëkundjet sizmike me magnituda të ndryshme në fqinjin tonë Jugor, Greqinë.

Kjo e fundit është goditur pak më parë, sërish nga një tërmet me madhësi 3.9 ballë.

Sipas mediave greke, lëkundja u regjistrua në 17:33 të orës lokale dhe ishte me një thellësi 10 km, ndërsa vendndodhja është 28 km në jug të Ikaria.

Prej disa ditësh Greqia është përfshirë nga një sërë lëkundjesh me magnituda mbi  4 ballë të shkallës “Rihter”.

Edhe pse ekspertët janë shprehur se nuk ka vend për shqetësim, këto lëkundje kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *