Mbrëmjen e djeshme policia ka zhvilluar një operacion në Shëngjin, Lezhë.
Në zbatim të vendimit të SPAK në Lezhë kanë zbarkuar oficerët të cilët kanë arrestuar Kol Lleshi, Vlash Gazulli dhe Genc Zeneli të cilët janë gjetur në banesë.
Mësohet se, Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin në ngarkim të 10 personave në çështjen fraksion të dosjes 339, lidhur me tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Sakaq, SPAK ka konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro për grupin i cili ka tjetërsuar pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që i ka kaluar shtetit.
Dënimet e dhëna nga Apeli i Posaçëm:
- Gjevi Ndoka dënohet me 10 vite burg, në Shkallen e Parë u dënua me 6 vite e 8 muaj;
- Mimoza Ndoka dënohet me 5 vjet e 4 muaj burg, në Shkallën e Parë u la në shërbim prove;
- Emanuela Gjukra dënohet me 6 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj;
- Zef Lazri dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 8 muaj;
- Blendi Ndoka dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj;
- Luigj Paloka dënohet me 5 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg;
- Paulin Simoni dënohet me 3 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Pare ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg;
- Vlash Gaxulli dënohet me 2 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove;
- Genc Zeneli dënohet me 2 vite e 4 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove;
- Kol Lleshi dënohet me 2 vite e 4 muaj burg. Në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove.
- Marjeta Përskura dënohet me 1 vit e 8 muaj burg, në Shkallen e Pare ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.