“T’kena shnetin…”/ Reagon edhe Armina Mevlani pas shpalljes ‘non-grata’ të familjes Berisha: Arsye politike, mua më intereson më shumë…  

Ish-presidenti, Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Të gjithë familjes Berisha i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vendimi i DASH-it nuk e prek partneren e Shkëlzen Berishës, blogeren Armina Mevlanin.

Nisur edhe nga kjo, por duke e ndjerë veten tashmë pjesë të familjes Berisha, Armina ka vendosur që si person publik të bëjë edhe ajo reagimin e saj për këtë ngjarje.

Armina Mevlani 5

Ajo ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë vendim. Teksa kishte nisur një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale, vendosi t’i përgjigjej një mesazhi në të cilin shkruhej:

“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”.

Blogerja e cilëson këtë vendim si politik, por thekson se gjithçka që i intereson në këto momente është shëndeti i saj dhe i njerëzve të dashur.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të Coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”,- shkroi Armina.

Kujtojmë se Armina Mevlani, ka disa vite që po jeton një histori dashurie me Shkëlzen Berishën dhe në vitin 2018 ata u fejuan zyrtarisht.

foto galeri

Started by Armina Mevlani: How to prevent sagging breasts - Beauty

Featured image of article: “Lutem çdo natë”/ Armina Mevlani flet për shpalljen non-grata të familjes Berisha: Arsye politike, mua më intereson shëndeti, të tjerat rregullohen!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *