Në 10 vitet e fundit ka një reduktim të numrit të nxënësve në shkollat e vendit.
Në vitin shkollor 2012-2013 në arsimin bazë, të mesëm dhe atë profesional sipas INSTAT ishin mbi 572 mijë nxënës. Në vitin shkollor 2021-2022 ishin 381 mijë nxënës, pra ka një diferencë me mbi 190 mijë nxënës.
Reduktimi i numrit të nxënësve, por edhe niveli i lartë i braktisjes së shkollës ka faktor kryesor emigrimin.
Shqipëria po bën hapa mbrapa edhe sa i përket frekuentimit të arsimimit të detyruar 9-vjeçar. Të dhënat e INSTAT tregojnë së për vitin 2022, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar, 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, duke u ulur me 4.5% në krahasim me vitin 2017.