AKU ka publikuar të dhënat mbi bllokimin e akulloreve të kompanisë “Mars” në Shqipëri pasi në to u konstatuan përmbajtje kancerogjence si oksidi i etilenit. Mësohet se këto produkte janë sjellë nga dy kompani në Shqipëri gjatë muajve të ndryshëm. Totali i akulloreve me përmbajtje kancerogjene ka qenë 16 ton.
Nga këto, rezuton se 11.7 ton janë konsumuar, kurse pjesa tjetër është mbledhur nga tregu duke u shkatërruar.
Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Shqipëria reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.
Ndërkohë, në magazinat e dy kompanive që kanë importuar këto akullore janë gjetur edhe 20 ton të tjera, të cilat sipas AKU-së janë shkatërruar.
Njoftimi i AKU-së
LIDHUR ME SHQETËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË KONSUMIMIT TË DISA MARKAVE TË AKULLOREVE
AKU informon se:
Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:
Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjëndje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.
Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.
Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg
Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg
Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg
Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan.
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
/Priza.al/