Tmerr! Kjo lojë i merr jetën 11 personave, pritet të kthehet në tragjedi

11 persona kanë mbetur të vrarë si rezultat i një shkëmbimi zjarri gjatë një gare kuajsh të palicensuar në Chihuahua, Meksikën veriore.

Mësohet se shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur për shkak të “përplasjes mes dy bandave”, shpjegon Hilberto Logia, një zyrtar shtetëror përgjegjës për sigurinë publike.

Sakaq, 5 viktima kanë mbetur të vdekur në vend ndërsa të tjerët kanë ndëruar jetë në spital.

Ndërkohë, Chihuahua si një shtet ngjitur me Shtetet e Bashkuara, pjesë e rrugës më të përdorur të trafikut të drogës, është duke u rrënuar nga një valë jashtëzakonisht e fortë dhune për pesëmbëdhjetë vjet.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022, sipas autoriteteve janë vrarë 411 persona.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *