Një avion i Air France i nisur nga Pekini për në Francë është detyruar të ulet sërish pas një problem teknik, njoftoi linja ajrore.
”Ekuipzashi i Fluturimit F393, një Boeing-777, vendosi të kthehej në Pekin pas një fluturimi 14-minutësh pasi u zbulua një problem teknik. Avioni u ul normalisht në Pekin në 04.03 (koha lokale)”, shpjegoi linja ajrore në një njoftim për shtyp.
Air France flight AF393 returns safely to Beijing after an issue with the air conditioning system causes an explosion. https://t.co/mUeD8xO3P2 pic.twitter.com/WqOSYekgjU
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) September 18, 2021
Shfaqja e tymit brenda avionit u konfirmua dhe për Agjencinë Franceze nga një burim aeronautik në Pekin, por as Air France as autoritetet e aeroportit kinez nuk komentuan informacionin e gazetës kineze.
Në një intervistë për AFP, kompania franceze tha se pasagjerët do të transportohen në Paris nga një avion tjetër, i cili udhëtoi pa pasagjerë nga Seuli në Pekin.
“Ekipet shpesh trajnohen në këtë lloj situate dhe incidenti është pjesë e skenarëve që ata po shqyrtojnë’ tha një zëdhënës i Air France.
/Burimi: AFP/ Përshtati Priza.al/