Një qytetar algjerian është prangosur nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi ka plagosur me thikë dhe i ka marrë portofolin një 39-vjeçari në afërsi të Muzeut.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dhe menjëherë pas sinjalizmit ai është arrestuar nga policia e Tiranës.
“B. B, 20 vjeç(shtetas alergjerian) pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës ka tentuar ti marrë portofolin shtetasit F. Sh. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis”, njofton zyrtarisht policia.
Fatmirësisht gjendja e qytetarit të plagosur është e mirë, pasi ai ka marrë vetëm një gërvishtje në krah.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/