Tmerr për murgeshat/ Persona të maskuar në dhomën e rrëfimit dhe bëjnë s*ks

“Një natë makthi” e përshkruajnë disa murgesha atë që u detyruan të duronin orët e fundit brenda manastirit të tyre në San Basilio, në qendrën historike të L’Aquila, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se një grup personash hynë në kompleksin fetar, duke u ngjitur në katet e manastirit ku ndodheshin dhomat, ku dhe arritën deri aty sa të bënin seks brenda dhomës së rrëfimit.

Murgeshat u detyruan të bënin dy telefonata për forcat e rendit. Në rastin e parë, rreth orës tre të mëngjesit, murgeshat u raportuan karabinierëve se dikush e kishte shqyer derën e manastirit dhe dy të rinj ishin ngjitur në katin ku flinin, duke hapur gjithashtu dyert dhe më pas kishin ikur me vrap duke hedhur një gotë birrë në tokë.

Në rastin e dytë, rreth orës pesë, murgeshat janë alarmuar nga rënkimet e ardhura nga dhoma e rrëfimit ku dy djem po bënin seks lakuriq e që më pas u larguan me vrap.

Burimi:Fanpage

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *