Tmerri ne Kamëz/ I ati e kafshoi, e goditi me thupër, 6-vjeçarja dëmtime në organet e brendshme! U dërgua në koma në spital

Një ngjarje tronditëse u zbulua ditën e shtunë nga policia në kryeqytet, ku një vajzë 6 vjeçare është paraqitur në spital me shenja dhune.

Thellohet skandali me familjen në Kamëz ku babai ka dhunuar dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën vetëm 6-vjeçe. Burime bëjnë me dije  se vajza është paraqitur në urgjencën e pediatrisë në gjendje kome.

Në të pasmet e saj janë gjetur hematoma dhe shenja kafshimi, ndërsa dëmtime të rënda janë konstatuar edhe në zorrë.

Nga analizat ka rezultuar transmninaza për mëlçinë, nga 5 që është normale kanë qenë mbi 2000. Në këto kushte mjekët kanë dyshuar se përveç dhunës fizike, e mitura mund të jetë abuzuar edhe seksualisht. Ata kanë njoftuar policinë ndërsa nëna e vajzës është përfshirë në konflikt me ta pasi nuk donte që të bëhej denoncimi.

Pas ndërhyrjes së parë, mjekët po mendojnë të bëjnë edhe një ndërhyrje tjetër me një ekip më të specializuar në trupin e 6-vjeçares, pasi shumë nga organet e brendshme, përfshirë edhe pankreasin kanë pësuar dëmtime të rënda.

Momentalisht 6-vjeçarjandodhet në gjendje të stabilizuar  për shkak të qetësuesve që ka marrë përgjatë këtyre ditëve.

Tezja thotë se vajza i kishte rrëfyer disi dhunën. Më mizorja ishte përplasja pas murit, apo goditja me thupër. Kjo i shkaktoi dëmtimin e organeve të brendshme. Por falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, sot vajza jeton, por traumat që do të pasojnë, nuk do të jenë të lehta për të.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *